Shëndetësi

Pse s’ju zë gjumi?

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 11 July 2018

Shpesh ndodh që të mos arrini të flini, apo t’ju zërë gjumi, por në 3 të mëngjesit të zgjoheni përsëri.

Sipas shkencës, zgjuarja në 3 të mëngjesit e deri në orën 5 të mëngjesit, po ashtu, është një sinjal që një superfuqi po tenton t’ju tregojë diçka.

Një gjë të tillë, siç transmeton Standard, e dëshmon mjekësia e vjetër kineze, ku thotë se cikli ynë i gjumit ka lidhje të ngushtë me fizikun tonë dhe emocionet e si rezultat kjo sjell një mesazh se diçka është duke ndodhur.

-Advertisement-

Kështu nëse ju keni probleme të flini nga ora 21 deri 22, atëherë ju keni probleme me stresin dhe rekomandohet që ju të praktikoni meditimin.

Problemet e gjumit nga ora 23 e deri tek 1 e mesnatës janë sinjal i problemeve të zhgënjimit. Rekomandohet që të praktikoni meditim budist dhe të harroni gjërat e kaluara e të pranoni veten ashtu siç jeni.

Nëse ju zgjoheni nga gjumi nga ora 1 e mesnatës e deri tek 3 e mesnatës, është shenj që ju keni disa probleme që u kanë shkaktuar nervozizëm. Rekomandohet të pini një gotë me ujë të ftohtë dhe të qetësoni veten tuaj.

Pagjumësia nga ora 3 e mëngjesit e deri tek ora 5, është sinjal se do t’ju ndodhë diçka dhe asnjëherë nuk duhet injoruar. Rekomandohet të bëni stërvitje fizike për të qetësuar veten dhe frymëmarrjen për t’iu rikthyer gjumit përsëri.

Zgjimi i hershëm nga ora 5 e mëngjesit deri tek 7 nënkupton se jeni të bllokuar nga emocionet e shumta. Rekomandohen stërvitjet për të qetësuar veten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera