Pse po i bllokon rrugët në qendër të kryeqytetit, kështu iu përgjigjet Rama të pakënaqurve
Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 12 September 2023
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se “pse po i mbyll” rrugët nëpër kryeqytet.
Ai në Frontal të T7 shpalosi idenë e tij për të krijuar, siç tha ai, arterien që i lidh qytetarët e kryeqytetit dhe i liron hapësirat për lëvizjen e qytetarëve.
“Pyetja tjetër ishte pse po i mbyll rrugët. Ideja e hapjes së rrugës, p.sh në qendër të kryeqytetit ne kemi me miliona metër katrorë që janë duke u ndërtuar në lagjen e Muhaxherëve, Tophane, pra në pjesë të ndryshme të kryeqytetit janë duke u ndërtuar. Një fluks i madh i metrave katrorë, pra ka me pasë ende nevojë për lëvizje të mirë, të lirë. Me kësi problematika janë marrë shumë qytete tjera në për Europë dhe botë shumë më përpara se ne. Mënyra për të krijuar një hapësirë të lirë e të sigurt në qendër të qytetit sepse tendencat e secilës makinë që vjen prej kudo në Prishtinë është që të vozisë në qendër të qytetit. Për fat të keq ne kemi hapësirën e limituar në kryeqytet. Pra, ose duhet të fokusohemi në lirimin e hapësirave për qytetarët tonë, për një siguri shtesë për fëmijët tonë, për këmbësoret, për prindërit, për të moshuarit ose t të fokusohemi me i lënë krejt parkingje për makina dhe kemi një bllokadë totale. Për këtë arsye neve na duhet një arterie e madhe, e lirë dhe e sigurt, arterie të cilën jemi duke e zhvilluar”.
Rama tha se bulevardi parashikohet të jetë i gjatë 2.6 km dhe se do të përfundojë te “Rrethi i Flamurit”.
“Sheshi “Nëna Terezë”, vazhdimësia e saj në sheshin “Xhorxh Bush”, pas saj sheshi vazhdon deri te posta e më pas deri tek Flamuri. Ky është një bulevard 2.6 km, i cili i lidh rreth 75% të qytetarëve. Lagjen “Prishtina e Re”, “Kalabria”, “Ulpiana”, “Dardania”, qendra dhe “Bregu i Diellit” përmes Universitet të Prishtinës”, “Prishtina e Vjetër”, “Tophanja” deri te Tregu i Gjelbër dhe nëpërmjet saj lidhet edhe “Kolovica” e deri te “Kodra e Trimave”. E gjithë Prishtina lidhet me këtë arterien kyce të kryeqytetit, që e jep një element të lirë që mundesh me ecë prej njërës anë në tjetrën për 25-30 minuta. Ofron një alternativë fantastike për kryeqytet, duke pasë parasysh që paralelisht me këtë jemi duke përfunduar unazën e brenddshme, e cila e lejon lëvizjen e makinave nëpër të, po ashtu projektet për parkingje nëntokësore”, tha ai.
Kryetari i kryeqytetit kishte thënë se këto projekte do të përfundojnë më shpejt para se të merrte mandantin, por thotë se pengesa u krijua për shkak të mosaprovimit të parave nga Ministria e Financave.
“Ne kur e kemi filluar qeverisjen, e kemi filluar me një buxhet të qeverisjes së kaluar. Vitin e kaluar kemi kërkuar 7 mln për të bërë ridefinim të buxhetit për 14 projekte kyçe të kryeqytetit dhe s’është aprovuar. Është dashur të aprovohet prej MF në mënyrë që neve të na lejojë të fillojë projektimi i këtyre projekteve. Një vit aty ka shkaur për shkak të kësaj. Tash jemi duke i bërë projektet dhe i kemi buxhetuar për vitin e ardhshëm. Kjo duhet të projektohet të tenderohet dhe të zbatohet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...