Sport

Pse nuk do të ketë gjyqtar nga Anglia në Kupën e Botës?

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 20 March 2018

Për herë të parë në historinë e pasluftës, Anglia nuk do të ketë përfaqësues të arbitrave në Kupën e Botës, që mbahet në Rusi gjatë kësaj vere.

Mark Clattenburg ishte përfshi në grupin e të parazgjedhurve të hartuar nga FIFA në vitin 2016, dhe ishte përfshi në trajnimin për turneun në Rusi, por ai u largua nga Premierliga dhe shkoi në Arabinë Saudite.

Duke folur për “Sky Sport”, shefi i gjyqtarëve anglez, Mike Reily tha se kjo është një zhgënjim, pasi nuk kishte asnjë mundësi për ta zëvendësuar Clattenburgin.

-Advertisement-

“Është një zhgënjim, sepse ne jemi krenarë për ndeshjet ndërkombëtare që gjyqtarët tanë kanë pasur këto vitet e fundit. Nëse ju shikoni këto 10 vitet e fundit, asnjë vend nuk ka qenë më i suksesshëm se Anglia”, ka thënë Riley.

“Mark ishte përfshi në listën e gjatë të cilët u përzgjodhën për përgatitje në Kupën e Botës. Në kohën kur ai u largua për në Arabinë Saudite, nuk kishte konkurs për të trajnuar gjyqtar, prandaj nuk kishim mundësi për ta zëvendësuar atë”, përfundoi shefi i gjyqtarëve të FA-s.

Anglia ka një histori krenare sa i përket turneve ndërkombëtare; Howard Webb ishte përgjegjës në finalen e madhe të Kupës së Botës në vitin 2010 midis Spanjës dhe Holandës. Për të mos i harruar edhe: Jack Taylor (1974), William Ling (1950) dhe George Reader (1950).

Clattenburg gjithashtu ishte gjyqtari kryesor i finales së madhe të Euro 2016, mes Francës dhe Portugalisë.

Riley është i bindur se shokët e tij, Michael Oliver dhe Anthony Taylor do të ketë shanset e tyre të arta për turnet e mëdha në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera