Lifestyle

Pse nuk ju tërheq dikush që shfaqë interes shumë të madh për ju?

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 22 September 2017

Jeni duke kaluar një kohë të mirë duke u njohur me një vajzë apo një djalë, jeni duke flirtuar gjatë tërë kohës, zemra ju rreh fort kur ju dërgojnë mesazhe, por pastaj njëri person bëhet shumë më i interesuar se tjetri.

Papritmas personi tjetër fillon të sugjerojë të dilni çdo natë, iu përgjigjet mesazheve brenda sekondës dhe – papritmas fare – ju tregon se i pëlqeni! – transmeton Telegrafi.

Pastaj normalisht, siç e thotë vet ‘ligji i natyrës’, papritmas ai person më nuk ju pëlqen. Kjo është shumë bezdisëse.

-Advertisement-

Por pse ndodh kjo?

Siç duket, nëse papritmas nuk tërhiqeni nga dikush i cili jashtëzakonisht shumë është dhënë pas teje, kjo mund të jetë shkak i çështjeve tuaja me intimitetin.

Ekspertët thonë se kur dikush është i pasionuar pas tjetrit, kjo është shenjë se lidhja ka potencial të shënojë progres.

Dhe kur lidhja të bëhet më intime, ajo shumë lehtë mund të rikthehet në dhimbje për njërin person, prandaj kur largoheni nga dikush që po shfaqë interes të madh ndaj jush, faktikisht jeni duke e mbrojtur veten nga mundësitë për t’u lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera