Lajme

Pse ndodhi vrạsja në Zllakuqan të Lipjanit?

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 07 August 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Si pasojë e një përleshje mes disa personave, njëri nga ta ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

57-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë).

-Advertisement-

Klan Kosova merr vesh se konflikti ka ndodhur mes dy familjeve atje, për motive të ulëta.

Jo zyrtarisht thuhet se “mollë sherri” aty u bë TikTok-u.

Fillimisht rrahja ka nisur nga fëmijët e dy familjeve, e më pas janë përfshirë edhe të rriturit.

Klani merr vesh se viktima është Agim Zani.

Lidhur me rastin policia i ka arrestuar dy persona.

Ndërkaq gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile.

Kështu tha për Gazeta Infokus, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Po është pranuar sot në Klinikë, mirëpo tanimë është duke u trajtuar në Torakale. Gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetë’, ka thënë Syla për Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera