Lajme

Pse Kurti dhe ministrat po i bojkotojnë televizionet, përgjigjet Ministri Liburn Aliu

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 03 June 2022

Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Si një nga drejtuesit e VV’së, Aliu është pyetur se pse kjo parti po bojkoton mediat.

“Por ja që unë erdha”, u përgjigj Aliu.

-Advertisement-

“Nuk di saktë për çështjet e politikave të mediave. Unë nuk e kam pasur problem të vijë sot në këtë emision te ju”, shtoi ai.

Ndërkohë, Aliu e quajti qeverinë e Albin Kurtit, si më transparente se të gjitha qeveritë e kaluara.

Jo vetëm gjatë kohës sa kemi qenë në qeveri, por edhe në opozitë, edhe nëpër fushata, ka pasur politikë të caktuar në raport me mediat”, shpjegoi ai.

“Ka pasur raste kur ndonjë medium i caktuar nuk është përcjellur fare. Pra nuk kemi shkuar te ndonjë medium. Ka qenë varësisht nga vendimet që i ka marrë qoftë Sekretariati përkatës për mediat. Çështjen e politikës me mediat e vendos Sekretariati në VV”, tha ai.

“Po ashtu në qeveri ekziston një politikë në raport me mediat. Ajo s’ka të bëjë fare me mostransparencën. Transparenca në ministritë e qeverisë aktuale është shumë më e lartë se në cilëndo nga qeveritë e kaluara”, tha Aliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera