Pse Kosova s’ka ngjashmëri me Kataloninë e as me rastet tjera në botë. Çka i shkruante Ahtisaari KS të OKB-së më 2007? (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 08 October 2017
Referendumi për pavarësinë e Katalonjës që u mbajt javën e kaluar përveç reagimit të ashpër të Qeverisë së Spanjës e cila me forca policore tentoi ta ndalë këtë veprim të katalonëve, ka nxituar reagime edhe në arenën ndërkombëtare.
Autoritetet e Serbisë, Presidenti, Qeveria nëpërmjet deklaratave i kanë reaguar Komisionit Europian që nëpërmjet një reagimi theksoi se referendumi për pavarësinë e Katalonisë është ilegal sipas Kushtetutës së Spanjës.
Serbët konsiderojnë se Brukseli është dashur të reagojë në këtë mënyrë edhe në rastin e pavarësisë së Kosovës, pasi sipas tyre, Kosova dhe Katalonja janë raste të ngjashme.
Por, në vitin 2007, kur Ndërmjetesi i OKB’së në bisedimet Kosovë – Serbi, Marti Ahtisaari, kur kishte dorëzuar në Këshill të Sigurimit të OKB’së Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin kishte përmendur rrethanat që rastin e Kosovës e bëjnë unik.
Ahtisaari e kishte potencuar tekstualisht se Kosova nuk mund të shërbejë si precedent për pavarësimin e rajoneve tjera në botë.
Por çfarë u shkruante për këtë çështje ish-Presidenti i Finlandës vendeve anëtarëve të KS të OKB’së në letrën ku rekomandonte pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën?
Gazeta Express sjell pjesë të kësaj letre të vitit 2007, ku Ahtisaari argumenton se Kosova është rast sui generis që nuk mund t’u shërbejë rajoneve tjera në botë si model për pavarësi.
Kosova është rast i veçantë që kërkon zgjidhje të veçantë. Kosova nuk krijon precedent për konfliktet tjera të pazgjidhura. Në miratimin në mënyrë unanime të Rezolutës 1244 (1999), Këshilli i Sigurimit u përgjigjet veprimeve të Milosheviqit në Kosovë duke ia mohuar Serbisë rolin në qeverisjen e saj dhe duke e vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe duke e parashikuar një proces politik të dizajnuar për përcaktimin e të ardhmes së Kosovës. Kombinimi i këtyre faktorëve i bën të jashtëzakonshme rrethanat e Kosovës.
Për më shumë se një vit e kam udhëhequr procesin politik të parashikuar në rezolutën 1244 (1999), duke shterur çdo mundësi të mundshme për arritjen e një zgjidhjeje të negociueshme. Qëndrimet e papajtueshme të palëve e kanë bërë të paarritshëm këtë synim. Megjithatë, pas gati tetë viteve administrim nga Kombeve të Bashkuara, statusi i Kosovës duhet patjetër të zgjidhet urgjentisht. Rekomandimi im për pavarësi, të mbikëqyrur fillimisht nga komuniteti ndërkombëtar, merr parasysh historinë e viteve të fundit të Kosovës, realitetet e Kosovës sot dhe nevojën për qëndrueshmëri politike dhe ekonomike në Kosovë. Propozimi im për zgjidhje, mbi të cilin do të bazohet pavarësia, bazohet në qëndrimet e palëve në procesin e negociatave dhe ofron kompromise për shumë çështje për të arritur një zgjidhje jetëgjatë. I bëj thirrje Këshillit të Sigurimit ta përkrahë propozimin tim. Përfundimi i kësaj episode të fundit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë do t’ia mundësojë rajonit hapjen e një kapitulli të ri në historinë e vet – një që bazohet në paqe, stabilitet dhe prosperitet për të gjithë. 26 mars 2007.
Të tjera
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...
-
Imri Ahmeti: Në Topliqan na treguan që përkushtimi për fitore është i palëkundshëm
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pri...
-
Daut Haradinaj: Peja me rrethinë do të jetë fituese me Kosovën Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin” – Demhasaj reagon ashpër pasi Gërvalla e quajti Ramush Haradinajn të ashtuquajtur hero
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...
-
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë –...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjaë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – ...