PDK-AAK-NISMA

Pse Kadri Veseli takoi komandantin nga Drenica, Jetullah Gecin, para se të nis fushatën në Skënderaj? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 27 May 2017

Para se të mbaj takimin me elektoratin e Skënderaj, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shkuar në kullën e komandantit të Brigades 112 “Arben Haliti”, Jetullah Gecin.

Në këtë takim, Veseli bashkë me nënkryetarin, Hajredin Kucin kanë kërkuar mbështetjen e Jetullah Gecin për PDK-në, duke qenë se ky i fundit gëzon një respekt të madh jo vetëm në Skënderaj por edhe në tërë Drenicën, raporton Magazina.al.
Ish komandanti i UCK-së, i cili ka pritur në kullën e tij në Llaushë të Skënderaj Veselin dhe Kucin, i ka garantuar ata se Drenica do ta vazhdojë ta përkrah PDK-në si në të kaluarën.Për më tepër, Geci pas një jave ka paralajmëruar një takim me të gjithë ish ushtarët e UCK-së, të Bigadës 112 Arben Haliti, të cilët sipas tij do ta konfirmojnë edhe një here mbështetjen për koalicionin PDK-AAK-NISMA.Merret vesh se gjatë qëndrimit në Kullën e Jetulla Gecit, pos zgjedhjeve të përgjithshme është biseduar edhe për ato lokale, ku djali i Jetullahut, Faruk Geci, është pretendent për kryetar të Skënderaj. Veseli ka thënë se përkrah idenë që frymë e re të mbizotërojë edhe në zgjedhjet lokale në Skënderaj.Ndryshe, raportet mes Veselit dhe Jetullah Gecit, datojnë që nga koha e luftës dhe të njejtat janë kultivuar dhe ruhen edhe tash.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera