Pse i kafshojnë kampionët medaljet? Arsyeja do t’ju befasojë
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 07 August 2024
Teksa Lojërat Olimpike po shkojnë drejt fundit, “rituali” i kampionëve të kafshimit të medaljeve vazhdon, një fenomen që është përhapur edhe në eventet e tjera sportive jashtë Olimpiadave.
Sekuenca e imazheve është bërë virale në mediat sociale në të cilat shohim kinezen Yaqin Zhou, e argjendtë në rrezen e grave, duke vëzhguar me habi dhe më pas duke imituar italianet Alice D’Amato (ari) dhe Manila Esposito (bronz) që synojnë t’i kafshojnë medaljet. Por nga vjen ky gjest?
Teoria më e akredituar është ajo e traditës. Dikur përdorej për të kafshuar monedha ari, një metal shumë i lakueshëm për të kuptuar nëse ato ishin në të vërtetë autentike, bazuar në atë se sa ishte e mundur të gërvishteshin me dhëmbë.
Megjithatë, medaljet nuk përmbajnë më shumë se disa gram ari në ditët e sotme dhe çdo komitet organizativ vendos se si t’i kompozojë të vetat. Në Paris 2024 pak nga hekuri i Kullës Eifel është i pranishëm në secilën prej tyre. Prandaj, testi i metalit nuk ka më kuptim, megjithatë ne vazhdojmë të shohim kampionë që marrin medalje nga çdo ligë.
Tashmë janë kryesisht gazetarët dhe kameramanët që kërkojnë të bëhet gjesti. Krahasuar me ceremoninë e podiumit, momenti në të cilin fituesit kafshojnë medaljen është sigurisht më dinamik dhe më i veçantë për t’u përjetësuar.
Në vitin 2012, Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpik, David Wallechinsky tha se fotot e kafshimit ishin “një obsesion mes fotografëve” dhe se atletët vazhdojnë ta bëjnë këtë për të kënaqur kërkesën.
Notari Summer Sanders, fitues i një ari, një argjendi dhe një bronzi në Barcelonë 1992, mbështeti këtë tezë: “Nuk është ideja jonë, janë gazetarët dhe fotografët që na kërkojnë me ngulm dhe ne pranojmë”.
Të tjera
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...