Lajme

Pse i dha Haradinaj 1 milion euro për energjinë në veri?

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 31 May 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka lutur partitë parlamentare që të bëhen pjesë e dialogut përfundimtar me Serbinë.

Në interpelancën për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës, kryeministri ka thënë se nuk duhet qëndruar jashtë procesit.

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në emër të LDK-së, duke thënë se autoriteti i Kosovës në Veri nuk menaxhojnë me asetet e veta. Ajo ka kundërshtuar ndarje e 1 milion eurove për KOST-in për mbulimin e energjisë elektrike të shfrytëzuar nga serbet e veriut nga dhjetori i 2017. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se të gjitha konstatimet për gjendjen në energji janë të sakta, porse ato nuk janë të tetë muajve të fundit, por të 18 vjetëve të fundit.

-Advertisement-

Mirëpo, ai tha se këtë temë e kanë vënë në tavolinë dhe nuk ka kthim mbrapa në përmirësimin me energji elektrike, shkruan Fokus.

Haradinaj tha se pala serbe e ka keqpërdorur këtë temë dhe po vazhdon të tolerohet nga Brukseli. Ai shtoi se vendimin për ndarjen e 1 milionëve e ka bërë me vetëdije, por jo për të përkrahur sekserët dhe përfituesit, por për të vendosur rregull në treg dhe për ta shtrirë autoritetin në veri në tregun energjetik./GazetaFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera