Lifestyle

Pse fryhen buzët gjatë shtatzënisë?

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 08 May 2017

Normalisht, çdo gjë që Beyonce bën  mund të vlerësohet si lajm i ri që vlen për t’u lexuar. Kur së fundmi ajo kishte shkuar në një restaurant, ajo kishte bërë ‘boom’ në internet vetëm duke porositur nga një meny.

Prandaj shtatzënia e saj asnjëherë nuk do të lejohej të fluturonte pa u kapur nga radari. Por, përderisa shumica e komenteve rreth shtatzënisë së saj kanë qenë pozitive, dhe se sa hyjnore duket Beyonce si shtatzënë, ka pasur edhe spekulime se ajo mund t’i ketë fryrë buzët përmes ndërhyrjeve kirurgjike, transmeton Telegrafi.

Nuk ka ndonjë dyshim se Beyonce tani ka buzë më të trasha, por ajo çfarë po u ikë të gjithëve është fakti se gjatë shtatzënisë buzët vetvetiu ënjten.

-Advertisement-

Të njëjtat akuza i kishte përjetuar edhe Kim Kardashian gjatë shtatzënisë së saj, ku kritikët kishin sugjeruar se ajo i ka fryrë buzët, por që faktikisht edhe ajo e kishte pasur efekt anësor të shtatzënisë.

Sidoqoftë, pse buzët ju fryhen gjatë shtatzënisë?

“Është plotësisht e vërtet se shtatzënia mund të shkaktojë ënjtjen apo fryrjen e buzëve. Është fenomen i vërtetë. Zakonisht jemi parë të shohim që gjatë shtatzënisë grave u ënjten apo u akumulohen lëngjet në kyçe të këmbëve dhe të duarve, por i njëjti akumulim mund të ndodh edhe në duar dhe në fytyrë. Si doktor, mua shpesh më ndodh të shoh gra shtatzëna me buzë të fryra”, ka treguar Dr. Jodie Silleri, eksperte e kozmetikës dhe dermatologjisë.

Prandaj, buzët e fryra të Beyonces janë padyshim si rezultat i shtatzënisë, dhe të njëjtin fenomen mund ta hasni edhe te personat tjerë të cilët janë shtatzënë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera