Pse evropianët paguajnë më shumë për iPhone sesa amerikanët
Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 26 September 2023
Apple njihet për çmimet e larta dhe modeli i tyre i fundit i celularit nuk bën përjashtim. iPhone 15 Pro Max shitet në Shtetet e Bashkuara për 1,199 dollarë (1,131 euro). Çmimi i kësaj pajisjeje në Evropë është dukshëm më i lartë.
Gjegjësisht, në faqen e Apple është bërë e ditur se në eurozonë kushton edhe mbi 1440 1131 euro, që është nëntë për qind më shumë se çmimi i vitit të kaluar i celularit të Apple. Megjithatë, çmimet në Kontinentin e Vjetër ndryshojnë nga vendi në vend, por të gjitha janë dukshëm më të larta se në SHBA.
iPhone 15 Pro Max kushton 1,479 euro në Francë, 1,449 euro në Gjermani dhe 1,489 euro në Itali. Dhe modeli bazë i iPhone 15 është më i shtrenjtë në Evropë sesa në SHBA. Në Amerikë është 800 dollarë (754 euro), ndërsa në Francë 969 euro, në Gjermani 949 euro dhe në Itali 979 euro.
Në SHBA, TVSH-ja llogaritet pas blerjes. Norma e TVSH-së ndryshon sipas shtetit të SHBA-së, duke filluar nga 2.9 në 7.25 për qind, raporton euronews.
Pra, TVSH-ja për iPhone 15 Pro Max në Uashington është 6 për qind ose 71,94 dollarë (67,90 euro). Në Los Angeles, është 113.91 dollarë (107.52 euro). Megjithatë, blerësi i këtij celulari në Los Angeles do të kursejë 239.74 euro, krahasuar me blerësin e të njëjtit celular në Francë.
Diferenca e madhe e çmimeve midis SHBA-së dhe Evropës nuk është unike për modelin e fundit të telefonit celular të Apple. Kur iPhone X doli në shitje në vitin 2017, përdoruesit e Twitter bënë shaka se do të ishte më lirë të shkosh në SHBA dhe ta blesh këtë telefon sesa ta blesh atë në Evropë.
Megjithatë, edhe ata që do të shkonin realisht në SHBA për të blerë këtë celular, do të duhej të paguanin detyrime doganore pas kthimit në vendin e tyre. Për shembull, tarifa doganore për francezët që blenë iPhone 15 Pro Max në SHBA do të shkonte në 200 euro. Kështu që evropianët nuk kanë se si të kalojnë më lirë.
Në vitin 2016, Apple njoftoi se formimi i çmimit ndikohet nga një sërë faktorësh, si kursi i këmbimit, ligjet e vendeve që rregullojnë importet, praktikat e biznesit, taksat dhe kostot e biznesit. Pavarësisht çmimeve të larta, suksesi i Apple nuk është dëmtuar. iPhone zë një të katërtën e shitjeve të smartfonëve në Bashkimin Evropian, duke ia kaluar Samsungut. /Telegrafi
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...