Pse është i dëmshëm ligji i ri për KPM-në i Qeverisë Kurti? Avokati Bajraktari sqaron të metat e tij
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/Kryeministri-i-Kosoves-Albin-Kurti-mori-pjese-virtualisht-ne-Konferencen-e-Lidershipit-te-Oksfordit-e-cila-po-zhvillohet-ne-Dubai-600x3601-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
20:31 | 12 July 2024
Avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar pse ligji për KPM-në është i dëmshëm për demokracinë e vendit.
Në një reagim të tij, Bajraktari numëron të gjitha të mëtat e ligjit përmes së cilit Qeveria Kurti po synon t’i kontrollojë mediat online.
Avokati thotë se ligjet e tilla gjithmonë është dëshmuar se dështojnë.
”Edhe një gjë, praktika e ka dëshmuar se nismat e tilla, kaq shumë të kundërshtuara dhe me argumente, kanë rezultuar të pasuksesshme”.
Shkrimi i plotë:
Cenimi i ndonjërës prej të drejtave të garantuara me kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të duhej vlerësuar si rrethanë e mjaftueshme për kthim në rishqyrtim të ligjeve të miratuara.
Rreth Projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media, tashmë të miratuar, krahas shumë aspekteve të diskutuara e shumë reagimeve, vlen të theksohet se me anë të këtij Projektligji, nga shumë ndryshime substanciale e që sipas vet nenit 2 të tij thuhet se i njëjti është pjesërisht në përputhje me direktivat përkatëse të BE-së, d.m.th. nuk është në përputhje.
Po ashtu vlen të theksohet se është hequr mekanizmi përkatësisht Bordi i Ankesave që ishte paraparë me ligjin aktual, madje duke ja kushtuar një kapitull të tërë (kapitullin VI), ndërsa me draftin e miratuar, kjo çështje është hequr tërësisht, me çka bënë një devijim nga rregulli parimor i dyshkallshmërisë në procedurë administrative.
Me këtë nënkupton se vendimet e Komision janë përfundimtare, në procedurë administrative, dhe ato mund të goditen vetëm me padi në gjykatë.
Pra, janë vendime të ekzekutueshme, me çka palët do të detyrohen që krahas padisë të paraqesin edhe propozim për masë të përkohshme, ndryshe vendimet e KPM-së duhet të zbatojnë një veprim dhe vendim atipik, jo logjik dhe me mungesë arsyetimi legjitim për këtë ndryshim.
Nëse do të ishte logjika e zvogëlimin të numrit të të emëruarve, kjo nuk qëndron, ngase kemi rritje të numrit të anëtarëve të Komisionit nga 7 sa janë aktualisht, në 11 sa parashihen me projektligjin e ri.
Heqja e Bordit të Ankesave, nënkupton që palët t’i drejtohen gjykatës, si me padi, ashtu edhe me propozim për masë të përkohshme, e kjo nënkupton, ndër të tjera edhe ngarkesë shtesë për sistemin gjyqësor, edhe ashtu të ngarkuar.
Për më tepër, cenimi i ndonjërës prej të drejtave të garantuara me kapitullin II të Kushtetutës, ku hynë edhe liria e mediave përmes të cilës garantohet liria dhe pluralizmi i mediave, do të duhej vlerësuar si rrethanë e mjaftueshme përmes të cilës plotësohet standardi i përcaktuar me nenin 84 (Kompetencat e Presidentit), pika 6, sipas të cilës ndër të tjera përcaktohet se Presidenti/ja ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës.
Edhe një gjë, praktika e ka dëshmuar se nismat e tilla, kaq shumë të kundërshtuara dhe me argumente, kanë rezultuar të pasuksesshme.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/viber_image_2024-04-17_11-26-46-720.jpg)
Të tjera
-
Shillovë e Gjilanit, një burrë gjendet i vdẹkur në shtëpinë e tij
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shillovë të Gjilan...
-
Gazmend Muhaxheri i LDK-së: Kurti duhet të dorëhiqet, s’po di të udhëheq vendin
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se partia ku bënë ai pje...
-
Vushtrri: Po punonte në shitore, qëllohet nga plumbi qorr
Një person në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, është ankuar në polici se duke pu...
-
Arrestohet i dyshuari për aksident me fatalitet
Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës ka arrestuar shoferin e një motoçiklete,...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, nuk kishte dalur nga shtëpia për tri ditë
Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, për të cilën është raport...
-
Klinaku: Veteranët nuk kanë se çfarë kërkojnë nëpër Serbi, ajo po vazhdon përditësimin e listave të Interpol-it me emrat e tyre
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Us...
-
Cilët ministra po e shoqërojnë Kurtin në Shkup?
Kryeministri, Albin Kurti sot po qëndron për vizitë në Maqedoni të Veriut ku ...
-
Filloi takimi i Kurtit me homologun nga Maqedonia e Veriut
(E plotësuar, ora 10:15) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në S...
-
Milanoviq thotë se Kosova pati shumë mbështetje të aleatëve, por e humbi atë
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq duke e quajtur Kosovën vend mik tha se vend...
-
Një mirëmbajtës dyshohet se e dhụnoi një grua në bodrumin e një banese në Prishtinë
Një mirëmbajtës i në objekti në Prishtinë, po dyshohet se e ka ngacmuar dhe s...
-
Paradite në Shkup me Mickoskin, në mbrëmje Kurti në Taukbahçe për takim me mërgimtarët
Lëvizja Vetëvendosje sot organizon pritjen për mërgimtarë nga ora 20:00, në p...
-
Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan, ishte mbyllur për ditë të tëra
Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Shillovë të Gjilanit, ku një...