Pse është e rëndësishme ta dimë se çfarë lloji të gjakut kemi?
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 19 November 2019
Lloji i gjakut është një karakteristikë e trashëgueshme dhe e pandryshueshme për njerëzit. Mund të ndikojë në tërë jetën tonë, por jo të gjithë e dinë se çfarë lloji të gjakut kanë. Ka shumë arsye pse kjo duhet të ndryshojë, ose pse duhet të dini nëse grupi juaj i gjakut është A, B, AB, ose 0.
Njohja e llojit tuaj të gjakut mund të jetë shumë e dobishme për të kuptuar reagimin e trupit ndaj ushqimeve të caktuara, ndaj cila sëmundjeve mund të jeni të prirë, si reagoni ndaj stresit, si plakeni dhe më shumë.
Vetëm një pikë gjaku është po aq unike sa gjurmët e gishtërinjve. Lloji i gjakut mund të shërbejë si një ‘mjet navigacioni’ në përcaktimin e asaj që është e mirë dhe çfarë është e keqe për ju për t’ju ndihmuar të gjeni dietën që funksionon më mirë për ju.
Studimet kanë treguar që njerëzit me një lloj të caktuar gjaku janë në rrezik të rritur nga sëmundje të caktuara.
Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, por një rrezik më të lartë për ulcerat në stomak. Njerëzit me grupin e gjakut A kanë një rrezik më të lartë të infeksioneve mikrobike dhe gratë me grupin e gjakut A kanë një shkallë më të lartë të pjellorisë.
Njerëzit me grupe gjaku AB dhe B kanë një rrezik më të lartë të sëmundjes së pankreasit.
Antigjenet (molekulat që promovojnë prodhimin e antitrupave, ose përgjigjet imune në trup) të grupit tuaj të gjakut nuk gjenden vetëm në gjak.
Ato janë të përhapura në të gjithë trupin, dhe veçanërisht në pjesë të trupit që ndërveprojnë me mjedisin. Këto përfshijnë sistemin tretës, zgavra në gojë, si dhe rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë. Meqenëse antigjenet janë kudo, ato ndikojnë në mënyrën se si trupi reagon ndaj ushqimeve që hani, dhe ka disa faktorë të përfshirë, transmeton KosovaPress.
Përveç kësaj, ushqime të caktuara përmbajnë lektina, proteina që lidhen me antigjenet e grupit të gjakut dhe shkaktojnë mpiksjen e gjakut – aglutinimin, i cili mund të shkaktojë lodhje të shtuar, dhimbje koke, dispepsi, probleme të lëkurës dhe probleme të tjera shëndetësore. Prandaj, njohja e llojit tuaj të gjakut mund t’ju ndihmojë të përcaktoni dietën më të shëndetshme.
Arsyeja më e rëndësishme që duhet të njihni llojin tuaj të gjakut është sepse mund të shpëtojë jetën tuaj në rast të një aksidenti trafiku ose një aksidenti tjetër, kur keni nevojë për një transfuzion gjaku.
Për të zbuluar llojin tuaj të gjakut, një mundësi është të pyesni mjekun tuaj për një procedurë dhe tjetra është të dhuroni vullnetarisht gjak për të përcaktuar llojin e gjakut.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...