Lajme

Pse e la Albin Kurti Liburn Aliun jashtë listës së kandidatëve për deputetë?

Autori: Gazeta inFokus 00:46 | 12 December 2024

Pas rreth dy dekadash bashkëpunim, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Liburn Aliu, duket se i kanë prishur raportet mes tyre.

Prej kohësh është duke u raportuar për një dëmtim të kësaj marrëdhënie, dhe raportimet duket se sonte u konfirmuan.

Liburn Aliu ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë.

-Advertisement-

Dëmtimi i raporteve mes tyre, u raportua se ndodhi për shkak të disa skandaleve që shpërthyen brenda ministrisë së Infrastrukturës.

Skandali më i madh që dyshohet se ndodhi në këtë ministri, është ai i ambalazhuesve të ujit, ku miliona euro borxhe iu falën disa kompanive

Për këtë cështje, Naser Afizi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumor, është në paraburgim.

Ministri Aliu gjithashtu ka dështuar të përfundoj ndonjë projekt të rëndësishëm infrastrukturor, e gjithashtu ka dështuar t’i përfundoj disa projekte që i kishte në gjysmë nga qeveritë e kaluara.

Ndër to janë, autostradat Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Podujevë, e gjithashtu ajo Prishtinë – Gjilan. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera