Lajme

Pse duhet Dejona Mihali me ndërhy edhe këtu? – Dakaj i shqetësuar pas publikimit të bisedave

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 15 October 2024

Sot e dje nëpër media qarkulluan pjesë të mesazheve mes Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje dhe personave tjerë të cilët kanë pozita në dikasteret e shtetit.

Gazetari i portalit Infokus, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10 deklaroi se për gjatë dy viteve të fundit kishte publikuar hulumtime rreth tenderit në KEK që iu dha kompanisë së lidhur me ambasadorin Martin Berishaj.

“Në mars të 2022-tës ne kemi publikuar dy hulumtime për tregtimin e energjisë elektrike me fakte se sa ka tregtu Kosova me kompani tjera. Jemi ndal tek kompania Gen, kemi hulumtu se sa ka qenë energjia elektrike e cila është ble. E dy hulumtime kanë rezultu që për një vit e dy muaj janë kap 15 milionë euro. 15 milionë uero ka qenë vlera e blerjes prej kësaj kompanie”, bëri të ditur Dakaj.

-Advertisement-

Tutje, sipas tij, lidhjet e Mihalit kalojnë edhe kufijt duke arritur tek Koorporata Energjetike e Shqipërisë.

“NË atë kohë mesazhet që tash dolën, Dejona Mihali i kërkoi llogari e përgjigjja ke pak a shumë e vërtetë, atëherë nuk kanë pranu as me na dhënë përgjigjje. Përveq kësaj çka më bëri përshtypje tek mesazhet e Mihalit me ish drejtorin e KEK-ut Krasniqin ke edhe një komunikim. Është kur i thotë thirre Ergysin, sot dhe nesër jetike të mos reduktime. E Ergys Verdho ëhstë drejtori i Koorporates Energjetike Shqiptare. Len të nënkptuohet se Dejona Mihalit njihet edhe me Ergysin atje”.

Kompania GEN mori 15 milionë euro nga Kosova, hulumtimet e Infokusi-t për Martin Berishajn që trazuan Dejona Mihajlin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera