Lajme

PSD thërret protestë për të shtunën kundër Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 21 March 2023

Partia Socialdemokrate ka thirrur protestë kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj, protesta do të mbahet të shtunën, përkatësisht më 25 mars, me fillim nga ora 14:00.

“Protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, ka shkruar Molliqaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, Molliqaj ka publikuar pamje të një aksioni ndaj zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, të cilin aktivistët e PSD-së e gjuajnë me tortë dhe e lagin me milkshake, në shenjë proteste kundër Asociacionit të komunave serbe në Kosoë.

“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre”, ka shkruar Molliqaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera