Lajme

PSD-së i bien krahët, pëson debakël

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 10 October 2019

Ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), tashmë pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD), rrezikojnë të mos kenë asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të rezultateve të deritanishme të KQZ-së, koalicioni AAK – PSD do t’i ketë 14 ulëse, por asnjëra nga këto ulëse nuk do t’i takojë PSD-së, shkruan sot Gazeta Zëri.

Partisë Socialdemokrate (PSD), që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, duket se gjatë rrugëtimit drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit i janë këputur krahët, me të cilët e pati fituar Komunën e Prishtinës në vitin 2017.

-Advertisement-

Kjo për arsye se asnjëri kandidat nga partia e kryetarit aktual të Prishtinës Shpend Ahmetit nuk ka arritur numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera