Lajme

PSD nuk e publikon padinë ndaj Arben Vitisë, kjo është arsyeja

Autori: L.A 10:13 | 22 September 2021

Partia Social Demokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ditë më parë për Gazetën Infokus pati treguar se padia do të publikohet të hënën e kësaj jave.
Por kjo padi nuk u publikua. Krejt kjo pas situatës të cilën është duke ndodhur momentalisht, kështu ka bërë të ditur Natyra Kuçi për Gazetën Infokus.

“Shkaku i situatës nuk e kemi publikuar padinë ende”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së.

-Advertisement-

Kallëzimi penal do të bëhet për shkak të “keqmenaxhim të pandemisë”.

PSD ditë më parë ka publikuar një grafikon ku shihet dinamika e rritjes së infektimeve nga 1 gushti e deri më 12 gusht. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera