Provimi shtetëror i maturës do të ketë ndryshime të mëdha
Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 04 March 2018
Matura shtetërore sivjet do të ketë ndryshime. Nga dy ditë që është organizuar afati i parë i testit, sivjet do të mbahet në tetë ditë një afat. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj, tha se në një afat pjesa e parë do të organizohet në katër ditë, po aq edhe pjesa e dytë. Ndërsa, provimi nuk do të mbahet në të njëjtën ditë në të gjithë vendin.
Problemi kryesor i organizimit të Provimit Shtetëror të Maturës, ka qenë administrimi i tij. Për këtë arsye, Komisioni Shtetëror i Maturës ka vendosur të bëjë ndryshime, duke e organizuar testin në katër ditë pjesën e parë dhe katër ditë pjesën e dytë. Kryetari i Komisionit, Fehmi Hysenaj, tha për Radio Kosovën, se testi nuk do të mbahet në të njëjtën ditë në të gjithë vendin, por do të ndahet me rajone.
“Prishtina do të jetë një rajon i vetëm, pasi është rajoni më i madh, ndërsa tjerat ditë do të jenë nga dy rajone bashkë. Pjesa e parë do të ketë lëndët e përgjithshme, gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze, ndërsa pjesa e dytë janë lëndët e profesionit. Faktikisht një afat tetë ditë do të ketë test”, tha ai.
Lidhur me matjen e vështirësive të pyetjeve, pasi testi nuk do të mbahet në të njëjtën ditë, kryetari Hysenaj, tha se janë angazhuar ekspertët më të mirë për të punuar në këtë drejtim.
“Do të bëjnë ekuevalentimin e pyetjeve. Do të mundohemi që sa më pak, sepse në momentin kur rritet sasia e testeve, rritet edhe mundësia e gabimeve dhe do të mundohemi që gabimet të jenë minimale. Ne kemi bërë të gjithë hapat që testi i maturës të llogaritet si vlerë shtetërore”, tha Fehmia.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se nëse testi i maturës ndahet në katër ditë, pjesa e parë dhe po aq pjesa e dytë, duhet të mendohet mirë, pasi mund të ketë ankesa nga nxënësit lidhur me vështirësitë e pyetjeve.
“Nëse do të punohet kështu, që të ndahet testi në katër ditë, atëherë sigurisht që duhet të hartohen katër palë teste të ndryshme, të cilat nxënësit duhet t’i plotësojnë. Por, duhet ta kemi parasysh që ata që hyjnë në test ditën e katërt do të kenë një lloj përparësie, sepse te ne rrjedhin detyrat dhe mund t’i kenë modelet. Këto duhet të mendohen para se të zbatohet një gjë e tillë”, tha ai
Sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës, ndarja e testit në ditë të veçanta nëpër rajone do të lehtësojë edhe mënyrën e administrimit. Ai sqaroi se ka ndryshuar edhe dizajni i testeve për të mos pasur mundësi për keqpërdorime. Për vitin 2018, do t’i nënshtrohen provimit shtetëror rreth 30 mijë maturantë. Ndërkaq, në bazë të Ligjit për Maturën, kalueshmëria është me 40 për qind të pikëve.
Të tjera
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...
-
Imri Ahmeti: Në Topliqan na treguan që përkushtimi për fitore është i palëkundshëm
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pri...
-
Daut Haradinaj: Peja me rrethinë do të jetë fituese me Kosovën Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin” – Demhasaj reagon ashpër pasi Gërvalla e quajti Ramush Haradinajn të ashtuquajtur hero
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...
-
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë –...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjaë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – ...