Lajme

Protestojnë serbët në Zubin Potok, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 27 September 2024

Qindra qytetarë janë mbledhur sot para stacionit policor në Zubin Potok për të protestuar kundër përdhosjes së faltoreve ortodokse serbe.

Të grumbulluarit mbajnë ikonat e lavdisë së tyre të pagëzimit dhe pas lutjes që bënë para stacionit, ata lëvizën drejt Kishës së Trinisë së Shenjtë ku do të ndezin qirinj.

Protesta u organizua nga nje grup qytetarësh të cilët thanë se arsyeja ishte një incident në atarin e fshatit Kolashin, ku sipas tyre kisha u përdhos nga disa të panjohur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera