Lajme

Protestohet para shkollës fillore “Naim Frashëri” – prindërit dhe nxënësit kërkojnë të fillojë procesi mësimor

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 27 September 2022

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ka mbajtur protestë para dyerve të shkollës duke kërkuar fillimin e mësimit për fëmijët e tyre. Ata u shprehen të revoltuar nga vazhdimësia e kësaj greve dhe të shqetësuar për mosfillimin e procesit mësimor.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” Vlora Vokshi për media tha se janë mbledhur për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin shkollor, raporton KP.

“Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për pronologimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë e SBASHK-ut e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tanë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në vazhdën e mosmarrëveshjes po neglizhohet mirëqenia fëmijëve tonë, respektivisht e ardhmja e Kosovës”, tha Vokshi.

-Advertisement-

Përmes kësaj proteste, prindërit e SHFMU “Naim Frashëri”, dërguan mesazhe tek të gjithë palët që të bashkëbisedojnë dhe të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje. Kujtojmë se një protestë e ngjashme nga Këshilli i Prindërve u mbajt edhe dje në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera