Protestë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, gjimnazistët kundërshtojnë vendimin e qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 26 September 2022
Rreth orës 10 të mëngjesit të së hënës ka nisur protesta e gjimnazistëve të kolegjit turk “Mehmet Akif”.
Me pankarta në duar dhe thirrje të emrit të shkollës njëzëri, nxënësit kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e institucionit.
Ata janë mbledhur para ministrisë së Arsimit, ndërsa thonë për mikrofonin e Euronews Albania se nuk ju kanë dhënë asnjë arsye mjaftueshëm të fortë sa për të justifikuar mbylljen e gjimnazit të tyre.
Katër ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”.
Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.
Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve.
Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit. /Euronews Albania/
Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Donald Trump sot betohet si president i SHBA-ve
Sot, Donald Trump do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara...
-
Cilët liderë të huaj do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump – dhe kush jo?
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të betohe...
-
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitete me rastin e inaugurimit të Trumpit si president
Sot, Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Am...
-
12 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së
Sot mbushen 12 vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombi...
-
Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë se moti gjatë kësaj jave në Kos...
-
Krasniqi shpërndanë foton e ditës të fushatës së PDK’së
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Lirimi i pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar lidhur me...
-
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që nuk e di çfarë flet
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, k...
-
Dervishaj: Kosovë apo Gjermani, kudo që jemi shqiptarë, frymojmë e mendojmë njësoj
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
TikToku po rikthen shërbimet në SHBA
Rrjeti social kinez, TikTok ka thënë se po i rivendos shërbimet në Shtetet e ...
-
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...