Protestë në Prishtinë për të drejtat e grave në Iran
Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 10 October 2022
Më 12 tetor nga ora 12:00, në Prishtinë do të protestohet për t’u solidarizuar me gratë në Iran, të cilat janë revoltuar për të drejtat e tyre përballë pushtetit atje.
Kjo iniciativë është ndërmarrë nga organizata joqeveritare Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS).
Lexo Edhe:
“Në solidaritet me gratë në Iran, po mblidhemi në sheshin Skenderbeu këtë të mërkurë, më 12 tetor, në orën 12:00. Policia e moralit në Teheran vrau Mahsa Amini, 22-vjeçare, për shkak të mosmbajtjes së duhur të shamisë. Pas kësaj ngjarje, protestat u përhapën në të gjithë vendin. Më shumë vajza dhe gra të reja janë rrahur, zhdukur dhe vrarë në Iran. Duke protestuar për një akt të tillë dhune ndaj grave, komunitetet në mbarë botën po bashkohen për të dënuar akte të tilla mizore dhune dhe njëkohësisht për tu solidarizuar e protestueses në Iran për liri”, thuhet në njoftim.
YIHR ka deklaruar se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut.
“Të drejtat e grave iraniane janë të drejta të njeriut. Ne nuk jemi të lirë derisa çdo i/e fundit prej nesh të jetë i/e lirë nga dhuna. Prandaj, ju ftojmë të gjithëve të bashkoheni në tubimin tonë dhe të tregojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë për gratë në Iran. Sillni pankartat, tërbimin, solidaritetin dhe fuqinë tuaj për të qëndruar së bashku për gratë, për jetën dhe për lirinë. Ne gjithashtu do të kemi ‘Tryezën e Kutisë së Flokëve’ ku ju mund t’i prisni flokët si shenjë rezistence. Gratë iraniane e filluan këtë formë rezistence si një mjet për të protestuar ndaj autoritarizmit dhe për të festuar autonominë dhe lirinë mbi trupin e tyre. Bashkohuni me ne këtë të mërkurë. Së bashku qëndrojmë me gratë në Iran”, thuhet në fund të njoftimit.
Të tjera
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...
-
Pesë raste të dhụnës ndaj grave gjatë të dielës në Kosovë
Pesë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovë...