Lajme

Protestë edhe në Shtërpcë në mbështetje të serbëve në Veri

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 23 November 2022

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës, kjo është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij lajmërimi, edhe serbët e Graçanicës dhe Shtërpcës kanë protestuar në mbështetje të serbëve në Veri.

-Advertisement-

Protesta në Graçanicë

Protesta në Shtërpcë

Ndërkohë për protestat nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se po angazhohen për ruajtjen e sigurisë. Sipas tyre tashmë janë bërë planifikimet operacionale.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës”, njoftoj policia.

Bazuar në informacionet dhe paralajmërimet për mbajtjen e protestave/tubimeve për sot, në disa komuna me komunitet serb, Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale.

Plani operacional i PK-së parasheh ndërmarrjen e masave operative policore, për t’u siguruar se mbarëvajtja e protestave/tubimeve të kalojë e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera