Protesta në Evropë kundër kufizimeve ndaj pandemisë
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 05 December 2021
Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar në disa shtete evropiane, duke kundërshtuar kufizimet e vendosura pas rritjes së rasteve me sëmundjen COVID-19.
Mbi 40,000 persona protestuan në Vjenë të Austrisë më 4 dhjetor për të tretën fundjavë me radhë. Austria është bërë shteti i parë në Evropë që rivendosi masën e izolimit për tri javë, pas rritjes së infeksioneve.
Qeveria austriake është e para në Bashkimin Evropian që e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19, masë e cila pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022.
Protesta kundër masave anti-COVID janë mbajtur edhe në disa qytete gjermane, teksa shteti po përballet me valën më të keqe të pandemisë.
Gjermania vendosi kufizime të mëdha për personat e pavaksinuar, duke i ndaluar ata që të marrin pjesë në shumë ngjarje publike. Protesta më e madhe u mbajt në Hamburg, ku rreth 5,000 protestues kundërshtuan masat. Protesta kishte edhe në Frankfurt, Berlin dhe qytete të tjera gjermane.
Edhe në Utrecht të Holandës, qindra persona kundërshtuan masat që hynë në fuqi fundjavën e kaluar.
Qeveria holandeze ka rivendosur izolimin e pjesshëm për tri javë dhe ka ashpërsuar masat e tjera. Me masat në fuqi, të gjitha baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve duhet të mbyllen në ora 17:00.
Dy javë më parë në Holandë kishte protesta të dhunshme pasi Qeveria prezantoi planet për të ndaluar të pavaksinuarit që të hyjnë në bare, restorante dhe vende të tjera publike. Këto plane hasën në kundërshti edhe në Parlament dhe nuk janë zbatuar ende.
Vala e katërt e pandemisë në Evropë vjen teksa varianti i ri, Omicron, që është cilësuar shqetësues, po detyron qeveritë në mbarë botën të vendosin masa kufizuese në udhëtime.
Shkencëtarët thonë se është ende herët për të përcaktuar nëse ky variant është më ngjitës, shkakton sëmundje më të rëndë apo nëse vaksinat nuk kanë efekt ndaj tij.
Zyrtarët shëndetësorë në Bashkimin Evropian kanë thënë se Omicroni ka gjasa të shkaktojë mbi gjysmën e rasteve të reja në Evropë në muajt e ardhshëm.
Të tjera
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...