Protesta në Beograd, Vuçiq ngre alarmin për grusht shteti, opozita serbe: Mos nxit luftë civile
Autori: Gazeta inFokus
07:11 | 13 August 2024
Beogradi dje u mbush një prej protestave më të mëdha të thirruara ndonjëherë nga opozita e vendit, e cila është kritikuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, madje duke ngritur alarmin se do të ketë trazira dhe tentativë për grusht shteti.
Vuçiq tha se ka mësuar përmes kanaleve zyrtare nga Rusia se “në Serbi po përgatiten trazira masive me qëllim një grusht shteti”. Sipas tij, Agjencia kompetente për Siguri dhe Informim (BIA) dhe njerëzit e specializuar në qeverinë e Serbisë po bëjnë punën e tyre për të ruajtur rendin dhe sigurinë.
“Ata që imagjinojnë se do të bëjnë diçka me forcë – nuk do ta bëjnë. Serbia po ecën pa pushim përpara, nuk mund dhe nuk do ta ndalin. Askush nuk do ta ndalojë më kurrë. Njerëzit nuk kanë nevojë të shqetësohen”, tha Vuçiq.
Përpara tij, edhe kryeministri Millosh Vuçeviq paralajmëroi protestuesit se “nuk do të ketë një 6 tetor të ri” dhe askush nuk do ta marrë pushtetin në rrugë dhe me dhunë në Serbi.
“Dua të siguroj publikun e Serbisë, pa marrë parasysh faktin se ata janë të bombarduar fjalë për fjalë me një sasi të pabesueshme informacioni që sjell ankth dhe shqetësim se Serbia është një vend i sigurt dhe i qëndrueshëm”, tha kryeministri.
Por, deklaratave të Presidentit dhe Kryeministrit i janë përgjigjur ashpër liderët e opozitës serbe, duke i akuzuar Vuçiç dhe Vueçeviçin se po vjellin vrer për popullin e thjeshtë dhe po i fryjnë zërave për një luftë civile.
Nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP) Marinika Tepiq deklaroi në platformën ‘X’ se në rrugë, në protestat kundër minierave të litiumit në të gjithë Serbinë, do të jenë “njerëzit më të ndershëm – fshatarë, punëtorë, intelektualë, sportistë…”
“Të gjithë duan vetëm një të ardhme të shëndetshme, jo Serbinë si koloni minerare. Dhe ju, si bisha të tërbuara, jeni ata që nxisni njerëzit kundër njëri-tjetrit përmes hekurave tuaja të helmit dhe bëni thirrje për luftë civile”, deklaroi Tepiq.
Edhe kryetari i Partisë së Qendrës Serbe (SRCE) Zdravko Ponosh deklaroi se regjimi po flet për trazira dhe dhunë dhe po kërcënon me gjendje të jashtëzakonshme.
“Epo, ne tashmë kemi një gjendje të jashtëzakonshme, është koha për normalitet. Këtë kërkon populli në protesta. Për trazirat dhe gjendjen e jashtëzakonshme, qeveria mbështetet në falangën e (Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Serbisë) Novak Nediq sepse nuk ka besim te policia. Njerëzit mbështeten te vetja për një shtet normal”, tha Ponosh,
Ndërkohë, Savo Manojlović, drejtor i fushatës së lëvizjes Kreni-promeni, i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiç, që të sigurojë që policia të respektojë ligjin dhe të mos ushtrojë dhunë gjatë protestës, si dhe të “ndalojë së krijuari incidente“.
“Herën e fundit që Ivica Daçiq dhe Vuçiq u angazhuan në një protestë, Ranko Paniq vdiq tragjikisht. Daçiq në atë kohë ishte ministër i Punëve të Brendshme dhe Aleksandar Vuçiq mori pjesë në organizimin e atyre protestave. Ai tregoi se sa shumë kujdeset për Ranko Paniqin, vdekjen e të cilit po e kërkonte politikisht, duke e emëruar sërish Daçiqin ministër të Policisë”, shtoi ai.

T� tjera
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...
-
“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata...
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...
-
“Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor
Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradici...
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...
-
Sekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në një ope...

































