Lajme

Protesta e shqiptarëve, kryelajm në mediat botërore

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 27 January 2018

Protesta e sotme opozitare para Kryeministrisë është pasqyruar edhe në disa prej mediave të rëndësishme ndërkombëtare, si “AP”, “Daily Mail”, “Abc News”, “The New York Times”, të cilat vëmendje të veçantë i kushtuan numrit të protestuesve.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare dolën në rrugë për një protestë anti-qeveritare të shtunën, duke e akuzuar kabinetin për lidhje me krimin e organizuar, e duke kërkuar dorëheqjen”, shkruan “AP”.

“Duke mbajtur në duar flamujt e SHBA-ve dhe BE-së, mbështetësit e bërtitën në kor slogane antiqeveritare të tilla si ‘Rama ik’, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama”, vijon artikulli.

-Advertisement-

Gazetarët lokalë vlerësuan se në turmë ishin rreth 10 000, ndërkohë liderët e opozitës thanë se ndodheshin 200 000 deri në 300 000 persona”, shkruan “AP”.

Kreu i opozitës Lulzim Basha bëri thirrje për “një qeveri anti-mafia që do të luftojë krimin e organizuar, do të çojë përpara reformën në drejtësi në të njëjtën linjë me Kushtetutën dhe do të përgatisin kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në artikull.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera