Lajme

Protesta e 15-të në Tiranë: Tensione para kryeministrisë, përplasje mes protestuesve në turmë

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 14 June 2026

Ka nisur protesta e 15-të sot në Tiranë me protestuesit që janë grumbulluar para Kryeministrisë.

Qytetarët mbajnë në duar flamujt shqiptarë dhe pankarta kundër qeverisë.

Ka pasur momente tensioni para kryeministrisë.

-Advertisement-

Disa protestues në turmë janë përplasur mes tyre ku ende nuk janë të qarta arsyet e kësaj tensionimi të situatës.

Lajmin e largimit nga grupi i PS-së dhe daljen si deputete e pavarur të Marjana Koçekut, protestuesit para kryeministrisë e kanë pritur me entuziasëm. Qytetarët pas lajmit të largimit nga PS të deputetes së qarkut Shkodër, janë shprehur: Ra një gur shahu.

Gjithashtu ata nuk i kanë ndalur thirrjet: Ju erdhi fundi.

Protestuesit janë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura.

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pasi të ndalen fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime, do të marshojnë më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit. /TV Klan

 

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy