Sport

Propozimi i Tovërlanit: Kjo skuadër duhet të kalojë në gjysmëfinale pa lojë

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 16 February 2018

Trajneri më i trofeshëm i futbollit kosovar, Afrim Tovërlani, i cili çuditërisht nuk është i angazhuar te ndonjë skuadër, ka dhënë idenë e tij për shortin e nesërm të DigitAlb Kupës.

Aktualisht, kjo garë numëron shtatë skuadra dhe njëra prej tyre nesër do të kalojë në gjysmëfinale pa lojë.

Ndërkohë, Tovërlani propozon që tutje të kalojë ekipi i vetëm i Ligës së Parë që ka mbetur në këtë garë, Vushtrria.

-Advertisement-

“Mendimi dhe propozimi personal te kaloj tutje skuadra e Vushtrris. Ka zhvillu ma shume ndeshje se skuadrat e Suoerliges”, ka shkruar Tovërlani.

Siç dihet, skuadrat e Ligës së Parë janë inkuadruar në rrethin e dytë të Kupës, kurse ato të Vala Superligës nga raundi i tretë. Kjo i bie që Vushtrria ka një ndeshje më shumë të zhvilluar sesa gjashtë ekipet tjera të elitës që janë ende në lojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera