Propozimi i BE-së pa njohje të ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
20:31 | 12 December 2022
Pa njohje të ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë, po raportohet të jetë propozimi i njohur si franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Radio Evropa e Lirë, një ditë më parë ka bërë publike disa nga pikat që pretendohet, të ketë ky propozim, që tashmë ka shkuar në duar të të dyja palëve. Sipas këtij mediumi, në këtë propozim flitet për “të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë janë elementet kyçe”.
Sipas këtij dokumenti, nga Serbia kërkohet që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe nënvizohet se “nëse palët pajtohen me të, ato do të jenë të vetëdijshme se moscenimi i kufijve, respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave janë kushtet bazë për paqe”.
Të gjitha mospajtimet, sipas këtij propozimi, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhnin me mjete paqësore, duke u përmbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.
Por, ky dokument që synon të zgjidh problemin mes Kosovës dhe Serbisë, nuk përmendet në mënyrë të drejtpërdrejtë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por vë theksin mbi zbatimin e të gjitha obligimeve që kanë marrë palët, deri më tash, në dialogun e tyre për normalizimin e marrëdhënieve”.
Sipas analistëve, ky propozim nuk duket shumë premtues pasi sipas tyre Kosovës nuk i garantohet njohja nga Serbia.
“Tash nuk e kemi njohjen në qendër edhe në dokumentin e ri, thuhet që nuk ka njohje eksplicite por vetëm në formë implicite”, ka theksuar Dritëro Arifi – Profesor.
Sipas Arifit, ky plan edhe pse nuk dihet kur do të realizohet do të mund të implementohet.
“Është vështirë të parashikohet se sa do të realizohet edhe si do të realizohet edhe pse në fund aty është parë një mekanizëm që do të krijohet për mbi këqyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshje”, ka deklaruar, Dritëro Arifi – Profesor
Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës shprehi gatishmërinë për të pranuar një plan të tillë, derisa tha se Serbia po kërkon plan të Kinës e Rusisë, për të përshkallëzuar situatën e sigurisë në rajon./RTV Dukagjini

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...