Lajme

Propozimi i Fatos Lubonjës për krijimin e Qeverisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 10 July 2017

Paaftësia e shqiptarëve për të kapërcyer interesin vetjak kur ky është kundër interesit të shoqërisë është shkaku dhe njëherësh treguesi kryesor i prapambetjes së shqiptare.

Në këtë aspekt, sipas analistit nga Shqipëria, Fatos Lubonja, është e trishtueshme ajo që po ndodh në Kosovë aktualisht.

Sipas tij, zgjidhje ka pa fund, por që ato të kryhen duhet çliruar koka e politikanëve shqiptarë nga kjo e keqe, transmeton zeri.info.

-Advertisement-

“Paaftësia e shqiptarëve për të kapërcyer interesin vetjak kur ky është kundër interesit të shoqërisë është shkaku dhe njëherësh treguesi kryesor i prapambetjes sonë. Kjo na ka mbajtur në regjime autoritare të korruptuar e të padrejtë duke na shtyrë ta braktisim vendin”, ka thënë Lubonja për gazetën “Zëri” duke shtuar: “është e trishtueshme kjo që po ndodh në Kosovë në këtë aspekt. Zgjidhje ka pa fund, por që ato të kryhen duhet çliruar koka e politikanëve shqiptarë nga kjo e keqe dhe momentalisht duket se ky çlirim është më i vështirë se çlirimi nga një pushtim i huaj”, transmeton zeri.info.

Më tutje gjatë bisedës për “Zërin” Lubonja ka thënë se kjo paaftësi është më e rrezikshme se çdo bashkëpunim me Listën Serbe apo këdo tjetër.

“Kjo paaftësi që në thelb është paaftësi për të ndërtuar shtetin e së drejtës kundër shtetit të personit/ave është rrezik më i madh se çdo bashkëpunim me Listën Serbe apo ku di unë”, ka thënë analisti shqiptar

Sipas Lubonjës, kapërcimi mund të bëhet vetëm duke i ndëshkuar politikanët e korruptuar.

“Duke qenë se në Shqipëri kemi mbi 100 vjet që nuk e arrijmë këtë, më duket punë e vështirë. Kjo mund të arrihet kur populli i ndëshkon kësi politikanësh dhe jo kur bashkëpunon me ta në një rreth vicioz që i riprodhon ata, duke mos lejuar të dalë kush ta thyejë rrethin vicioz”, ka thënë ai. Pavarësisht të gjithave, Lubonja ka një zgjidhje teorike, megjithëse thotë se në praktikë kjo i duket e pamundur.

“Në këto kushte më duket shumë e lehtë të jap zgjidhje në teori: P.sh. Krijimi i një Qeverie me kryeministër një figurë të respektuar që nuk është në krye të asnjërës prej partive kryesore, i mbështetur p.sh. nga ‘Vetëvendosja’ dhe nga LDK-ja, por më duket praktikisht gjë e pamundur se shqiptarët nuk funksionojnë dot në këtë mënyrë. Kam frikë se në këto kushte do të kemi një zgjidhje që do të jetë përsëritje e politikave të vjetra”, ka përfunduar Lubonja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera