Fun & Video

Pronat mahnitëse të miliarderit të ‘Oracle’ (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 20 November 2017
Themeluesi i ‘Oracle’, Larry Ellison nuk është i panjohur në tregun e pasurive të paluajtshme, duke blerë lagje të tëra në Malibu dhe në zonën e liqenit Tahoe.

Kur u pyet nga CNBC në 2012-ën, se pse ai blinte më shumë shtëpi sesa ndoshta mund të jetonte, Ellison referoi dashurinë e tij për artin.

“Unë do të filloj këto muze arti, që janë në thelb shtëpi të konvertuara dhe unë kam një për artin modern dhe kam një për artin evropian të shekullit të 19-të dhe një për impresionizmin francez”, tha Ellison CNBC.

“Unë kam një shtëpi në Kiotos, Japoni, në fakt në bazën e tempullit në Nanzenji, që do të bëhet një muze japonez artit. Pra, shumë prej tyre janë muze”, u shpreh miliarderi

-Advertisement-

Megjithëse blerja e tij, në 2012-ën, e ishullit Hawaiian të Lanai, ka qenë investimi i tij më i madh i përgjithshëm deri më tani, ai ka bërë një numër blerjesh me sukses gjatë dy dekadave të fundit.

        

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera