Lajme

Pronarja i “këputi” dorën 13-vjeçarit, sepse kërkoi ushqim dhe rrogë më të madhe (Video,+18)

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 11 May 2017

Një djalë, 13 vjeç, thuhet se ishte punësuar nga një pronare, e identifikuar si Shafqat Bibi, për një rrogë prej 3.000 rupeve pakistaneze (rreth 29 dollarë) për të ushqyer kafshët dhe për të punuar në shtëpinë e saj në provincën Punjab.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, javën e kaluar, djaloshi thuhet se nuk pranoi të bëjë punën e tij, derisa pronarja e ushqeu dhe e pagoi atë, pasi ai ishte i varfër dhe i uritur.

Kërkesat e djaloshit thuhet se ishin rritje e pagës dhe ushqim.

Dhe si pasojë e zemërimit të pronares nga kërkesat e tij, thuhet se ajo vendosi dorën e djalit në një makinë prerëse për “t’i dhënë atij një mësim”.

-Advertisement-

Djali u dërgua me shpejtësi drejt një spitali lokal pas incidentit, por mjekët nuk ishin në gjendje të trajtonin dorën e dëmtuar rëndë.

Policia lokale fillimisht refuzoi të regjistrojë një rast kundër pronarit, sipas raporteve të medias.

Megjithatë, nëna e djalit iu drejtua autoriteteve më të larta për të kërkuar drejtësi, dhe incidenti thuhet se ka ardhur në vëmendje edhe të kryeministrit të Punjabit, Shahbaz Sharif. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera