Lajme

Prokurorja e shtetit: Nëse cenohet vota e lirë, ndërhyjmë

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 22 April 2023

Prokurorja e shtetit, Laura Pula është deklaruar një ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale në vendin tonë.

Pula, për mediat shqiptare ka pohuar faktin se institucioni që ajo drejton do të jetë në gatishmëri për të reaguar në çdo kohë.

Në anën tjetër, prokurorja shtoi se Prokuroria nuk organizon zgjedhje, porse ka për obligim që të qëndrojë pranë dhe nëse cenohet vota e lirë, atëherë me siguri se do të ndërhyjnë.

-Advertisement-

“Janë tetë prokurorë, nga dy për secilën për komunë. Pastaj është dhoma koordinatave. Shpresoj që mos të këtë asnjë incident, dhe roli ynë është të veprohet aty ku cenohet vota e qytetarëve dhe ne do të veprojmë, sipas rolit që kemi”, theksoi Pula për Abcnews.al.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera