Lajme

Prokurorja: Do të dëgjoni Thaçin dhe Veselin që i kanë nxjerrë të ndaluarit, këta persona nuk janë parë më kurrë

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 03 April 2023

Në fjalën përmbyllëse të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, është pretenduar se gjatë procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së, do të ofrohen dëshmi se si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i kanë nxjerrë të ndaluarit nga qendrat e ndalimit.

Sipas Prokurorisë së Specializuar në Hagë, personat e nxjerrë nga qendra e ndalimit të cilës i referohen, “nuk janë parë më kurrë prej atëherë”.

Një nga prokuroret e rastit ka thënë se Thaçi, i shoqëruar nga Sabit Geci, kishin marrë në pyetje 13 anëtarë të delegacionit të Parlamentit të Kosovës.

-Advertisement-

“Ky trup gjykues do të dëgjojë për rastet kur të akuzuarit, përmes shembujve të tyre kanë demonstruar zbatimin e asaj… për shembull do të dëgjoni Thaçin dhe Veselin që së bashku i kanë nxjerrë të ndaluarit nga një qendër ndalimi. Këta persona nuk janë parë më kurrë prej atëherë. Thaçin dhe Veselin, edhe një herë tjetër bashkë, që kërkonin që të detyronin anëtarët e shquar të LDK-së që të jepnin deklarata publike në mbështetje të UÇK-së. Thaçi, kësaj here i shoqëruar nga krimineli i shpallur fajtor Sabit Geci, që drejton ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 anëtarëve të delegacionit parlamentar duke i marrë ata në pyetje ndërkohë që ata ishin të lënduar nga rrahjet. Ky është një incident në të cilin ka qenë i përfshirë edhe Selimi”, ka thënë prokurorja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera