Lajme

Prokuroria Speciale njofton për arrestimin e tre serbëve që dyshohen për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 20 September 2023

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se janë arrestuar tre qytetarë serbë, të cilët dyshohen për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Sipas njoftimit, të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët  të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera