Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime lufte kundër popullatës civile
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 15 September 2023
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet S.F. pasi bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku edhe me dy zyrtarë tjerë të këtij shërbimi deri më tani të panjohur për organet e ndjekjes, me datë 10.04.1998, derisa viktima H.Sh, mjek me profesion, po udhëtonte me veturë private nga Gllogoci për në Prishtinë së bashku edhe me dy persona tjerë, përkatësisht H.S dhe Sh.H, me të arritur në udhëkryqin e Sllatinës, afër aeroportit të Prishtinës, të njëjtit janë ndaluar nga pjesëtarë të uniformuar të Policisë Serbe dhe Sigurimit Shtetëror të Serbisë, në mesin e të cilëve ishte edhe i pandehuri S.F, në atë mënyrë që pasi ishin ndaluar, fillimisht ishin legjitimuar nga ana e policisë, pastaj H.Sh. ishte marrë nga i pandehuri S.F. dhe dy të dyshuarit tjerë – të tre të veshur me rroba civile, i njëjti ishte futur në veturën të cilën e drejtonte i pandehuri S.F. dhe ishte dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku fillimisht u ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë.
“Me këto veprime, i pandehuri në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Hykmete Bajrami: Donika Gërvalla dje e tha një të pavërtetë, nuk mu përgjigj në asnjë pyetje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar dekl...
-
Këta janë dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen në Gjilan
Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të...
-
Dëshmitari deklaron se i akuzuari për krime lufte e kishte torturuar në mënyrën më ç’njerëzore në Burgun e Prishtinës
Prishtinë-Dëshmitari Ramadan Nishori gjatë dhënies së dëshmisë së tij para gj...
-
Tre fëmijë u gjetën të vdẹkur në Francë, nëna shpallet në kërkim
Një hetim për krimin e “vrasjes me dashje” u hap dhe iu besua xhandarëve të b...
-
Lutfi Haziri i bindur: LDK nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Lutfi Haziri ka përsëritur qëndrimin se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e p...
-
Del video e re e therjes me thịkë në Ferizaj (kujdes, pamje të rënda)
Klan Kosova ka publikuar një video ku shihet i dyshuari i therjes së katërfis...
-
Nga Asociacioni i komunave të Kosovës thonë se ndërtimet janë rritur, por shitjet kanë rënë deri në 60%
Edison Tërnava nga Asociacioni i komunave të Kosovës, ka folur për sektorin e...
-
Hekuran Murati tha se “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”, Lufti Haziri e konsideron “Budallaki politike”
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, foli rret...
-
“Turp” “Kurti duhet të kërkoj falje” – Shpërthejnë reagimet për kurrikulën e edukimit seksual në shkolla
Tashmë çështja e kurrikulës së edukimit seksual është në qendër të vëmendjes....
-
Mustafa: Në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK do të kemi rritje ekonomike 5%
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për progra...
-
Bekë Berisha jep lajmin e hidhur për vdekjen e nënës
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka njoftuar për vdekjen e nënës së tij. N...
-
Berat Rukiqi: Kryeministri po i fsheh takimet me bizneset
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi thotë se kryeministri Albin Kurti ...