Lajme

Prokuroria Speciale konfirmon arrestimin e Naser Hafizit

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 10 October 2024

Prokuroria Speciale tashmë ka konfirmuar se është arrestuar ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi ka thënë për Infokus se mund të konfirmojë arrestimin por që nuk ka ndonjë informacion më shumë.

“Mund ta konfirmoj arrestimin e tij ndërsa tani për tani ndonjë informacion tjetër nuk kam”, tha ajo.

-Advertisement-

Ndërsa u publikuan edhe pamje kur Naser Hafizi arriti në aeroportin e Prishtinës por jo edhe momenti i arrestimit.

Kujtojmë që dy ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Speciale u zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, konkretisht në departamentin e Mjedisit.

Gjatë këtij aksioni u arrestua zv/sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi përderisa Hafizi, i cili u arrestua sot gjendej jashtë vendit.

“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, thuhej në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera