Prokuroria sekuestron përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 11 October 2022
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës.
Sipas Prokurorisë këto objekte “janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës
Ferizaj, 11 Tetor 2022– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe raporteve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, lidhur me inspektimin e jashtëzakonshëm të objekteve të ndërtuara në Brezovicë – Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”, nga këto raporte vërtetohet se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.
Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë.

Të tjera
-
Aktivisti i Vetëvendosjes jep dorëheqje nga partia: U thirrëm për drejtësi, jetojmë me padrejtësi
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Besard Isufi, ka njoftuar dorë...
-
Aksident trafiku mes dy veturave në hyrje të qytetit të Skenderajt
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Sken...
-
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit, jep detaje nga vizita e paparalajmëruar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot hapësirat e Nd...
-
Përurimi i Stacionit Policor në Zveçan, Sveçla: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për përur...
-
PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune
Partia Demokratike e Kosovës në Drenas e ka propozuar sërish Ramiz Lladrovcin...
-
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Organizatorët e platformës ‘Liria ka emër’ kanë thirrur konferencë për media ...
-
Ngërçi politik, Presidentja nuk tregon pse nuk po i vazhdon takimet
29 tentimet në Kuvendin e Kosovës dhe pamundësia në formimin e institucioneve...
-
Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi
Analisti politik, Halil Matoshi teksa fliste mbi paralizën poltikë në vend, a...
-
Dërguti: Edi Rama i vetmi që flet kundër padrejtësive të Hagës
Analistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova, tha se në rrafshin diplom...
-
Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri
Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në ...
-
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare bashkë me ato lokale, Cakolli shpjegon tri opsione kushtetuese
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pas caktimit të 12 te...
-
Zafir Berisha largohet nga Nisma Socialdemokrate
Ish-deputeti Zafir Berisha, ka njoftuar se është larguar nga NISMA Socialdemo...