Lajme

Prokuroria në aksion me mëngjes: Bastisen disa lokacione në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 24 July 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, si edhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion.

Me këtë rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

“Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë” thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Një ditë më parë, një aksion u zhvillua në Pejë nën dyshimet për mashtrim me patentë-shoferë.

Pejë: Arrestohen disa persona, dyshohen për dallavere me patentë shoferë

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera