Fokus

Prokuroria konfirmon se tre burra dhun*uan një tjetër në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 27 August 2026

Rasti i dhunimit të një burri nga tre të tjerë ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Infokus, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast”- ka thënë ai duke shtuar se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të ndajnë më shumë informacione.

-Advertisement-

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh kishte njoftuar se një rast dhunimi ka ndodhur në Istog më 25.08.2026 rreth orës 21:00.

Viktima, burrë, ka raportuar në Polici se tre të dyshuar fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij e pastaj edhe e kanë dhunuar seksualisht.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.”- thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Dhụnimi i një burri në Istog: Dyshohet se rasti ka ndodhur në Burgun e Dubravës

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy