Prokuroria konfirmon ndalimin e burrit të Arta Bajramit, kërkon paraburgim: Kishte urdhërarrest ndërkombëtar për grabitje
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 07 February 2023
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për Gazetën Express ndalimin e Xhemajl Xhimi Sekiraqa, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Grabitja”. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit.
Këto informacione i dha për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fillimisht është ndaluar personi në fjalë në kohëzgjatje prej 48 orësh, i cili ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Grabitja”, ndërkaq për të njëjtin është kërkuar masa e paraburgimit në Gjykatën kompetente”, tha Ulaj të hënën për Express.
Policia e Kosovës me 3 shkurt ka informuar se Sekiraqa është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Sipas policisë, i njëjti po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe është i dënuar me 10 vite burgim.
“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar; -Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e policisë, të datës 3 shkurt.
Lajmin për arrestimin e tij, këngëtarja Arta Bajrami e ka quajtur “dezinfomatë”, teksa me datën 5 shkurt ka postuar dy fotografi nga ambientet e shtëpisë me bashkëshortin, në përshkrim ka shkruar “Kohë kualitative me familjen. Bashkë dhe të lumtur! Data: 05-02-2023”.
Të tjera
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...
-
Hoxhaj: Vetëm PDK rikthen besimin e aleatëve, Kosova ka nevojë për një marrëveshje strategjike të sigurisë me SHBA-në
Në një intervistë të fundit, Enver Hoxhaj ka theksuar se Partia Demokratike e...
-
Presidentja e RMV-së nuk e nënshkruan Dekretin që licencat për çerdhet të jenë edhe në gjuhën shqipe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e nënshk...
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...