Lajme

Prokuroria konfirmon caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit për dh*nimin e 23 vjeçares në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 19 December 2023

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve për rastin e dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar, se ndaj Sh.B. dhe I.G. Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditë ne Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore ne Pejë, gjatë ditës së enjte. Ditën e premte të javës së kaluar kemi marrë konfirmimin nga gjyqtari i procedurës paraprake që kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe dy te pandehurit të dyshuarve për veprën penale “dhunimi” u është caktuar masa e paraburgimit”, tha Nikçi.

Ndërkaq, Nikçi shtoi se janë duke u zhvilluar hetimet për të ndriçuar këtë çështje penale.

-Advertisement-

E për sa i përket 23 vjeçares, Nikçi tha se ka pasur mbështetje nga mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri.

“Prokurori i shtetit ka dhënë autorizime për kryerjen e veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale. Ndërkaq, viktima ka marrë trajtimin e duhur, ku ka pasur mbështetje nga Mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri”, tha Nikçi, për Express.

Dy persona janë arrestuar javën e kaluar në Pejë në cilësinë e të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçare nga Shqipëria e cila është me probleme mendore.

Gazeta Express mëson se njëri nga të dyshuarit është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë rast kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“DHUNIM- Pejë. 08-09.12.2023 – 18:00-09:00. Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e 11 dhjetorit të Policisë së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera