Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohen për korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 31 January 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.H dhe I.I., zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Këtë e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, ky institucion njoftoi të hënën se janë ndaluar dy zyrtarët, nën dyshimin për korrupsion.

-Advertisement-

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së”, thuhej në njoftim. /betimiperdrejtesi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera