Prokuroria kërkon 15 vite burg për shqiptarin që luftoi për ISIS-in
Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 26 April 2017
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkonin dënimin me 15 vite burg për imamin e vetëshpallur të xhamisë së Leshnicës, Almir Daci, i cili dyshohet se ndodhet në Siri duke luftuar përkrah ISIS. Ish- imami i xhamisë së fshatit Leshnicë në rrethin e Pogradecit, Almir Daci është njëri prej luftëtarëve të ISIS, i cili u shfaq dy vite më parë në videon kërcënuese ndaj shteteve të Ballkanit.
Ndaj Almir Dacit, i cili ka marrë në Siri dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, janë ngritur akuzat e “pjesëmarrjes luftarake në një shtet të huaj”, “rekrutim të personave për kryerje të veprave terroriste” dhe “propagandë për kryerje veprash terroriste”. Sakaq, Almir Daci është shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe për rekrutim të njerëzve për tu bashkuar me ISIS.
Për herë të parë, emri i tij është përmendur nga të afërm të Denis Hamzait, i riu nga Pogradeci që humbi jetën në Siri, të cilët akuzuan Almir Dacin si personi që i mbushi mendjen për të shkuar në luftë në Siri. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar disa herë për vrasjen e Dacit në Siri, por ende nuk ka konfirmim zyrtar dhe të dhëna të besueshme se ai është vrarë.
Me emrin e luftës Ebu Belkisa, Daci njihet si një ndër militantët shqiptarë më aktivë përkrah ISIS. Ai ka qenë në hetim që prej fillimit të vitit 2014, së bashku me 20 shqiptarë të tjerë që dyshohej se ishin përfshirë në rekrutime për llogari të Shtetit Islamik.
Në shkurt të vitit 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në gjyq dy imamët që ushtronin aktivitetin në Tiranë, Genci Balla dhe Bujar Hysa si dhe shtatë ndihmës të tyre-të gjithë të arrestuar në operacionin antiterror të marsit 2014. Hetimet për 12 shqiptarët e tjerë, që dyshohej se ndodheshin në Siri u ndanë në një dosje më vete.
Së bashku me Dacin, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nën hetim edhe Shkëlzen Dumanin, Shyqyri Kacën, Medi Manallarin dhe disa shqiptarë të tjerë. Por hetimet për ta janë pezulluar, për shkak se prokuroria e ka pasur të pamundur të sigurojë informacione për fatin e tyre.
Hetimi i dytë për rekrutuesit e xhihadistëve ka hasur vështirësi të shumta, për shkak të mungesës së njoftimeve zyrtare për personat e vdekur apo për ata që vazhdojnë të luftojnë përkrah militantëve të Shtetit Islamik.
Megjithatë, shfaqja e Almir Dacit në videon kërcënuese për shqiptarët në qershor të vitit 2015 është administruar si provë në hetimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër tij. Në videon e publikuar në “youtube” në qershor të vitit 2015, mes militantëve të ISIS nga Ballkani shquheshin edhe Almir Daci dhe një shqiptar i Kosovës, të cilët kërcënonin për sulme terroriste kundër të “pafeve”.
Akuzat kundër Almir Dacit janë të njëjta me ato të nëntë të pandehurve të tjerë, të cilët i janë nënshtruar procesit në Gjykatën e Krimeve të Rënda prej shkurtit të vitit 2015 dhe kanë marrë dënimet e tyre përkatëse nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Xhamia e Leshnicës në Pogradec, ku predikonte Almir Daci kishte rekrutuar një numër të konsiderueshëm të rinjsh. Ish-imami i xhamisë së Leshnicës, nga ku janë nisur shumë besimtar mysliman në luftën e Sirisë, po gjykohet në mungesë pasi dyshohet si një nga organizatorët, financuesit dhe pjesëmarrës e aktiv, e drejtues i grupit të shqiptarëve që luftojnë në Siri.
Disa muaj më parë, janë pezulluar hetimet deri në një vendim tjetër për tre personat e shpallur në kërkim, Medi Manallari, Shyqyri Kaca dhe Shkëlzen Dumani. Shkak për këtë pezullim është bërë mungesa e informacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe familjarët e tyre për këta persona, të cilëve i është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë që në fillim të operacionit, ku u arrestuan 9 bashkëpunëtorët e tyre. /Shekulli/
Të tjera
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...