Lajme

Prokuroria heton BQK-në për hapësirën që ua ka krijuar “Monegos” dhe “IuteCreditit”

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 22 January 2020

Hetuesia e ka vënë llupën mbi Bankën Qendrore (BQK) për të hetuar se si zyrtarë përgjegjës të këtij institucioni u kanë krijuar hapësirë veprimi në Kosovë bizneseve që kanë aplikuar deri në 2 mijë për qind norma efektive interesi, e pas të cilave qëndrojnë njerëz të lidhur me regjimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Autoritetet kanë marrë dosje në BQK e edhe kanë intervistuar zyrtarë përgjegjës.

Prokurori i Shtetit ka refuzuar të japë informacione për këtë rast, por burime të gazetës në këtë institucion kanë konfirmuar zhvillimin e hetimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Është e vërtetë që janë duke u realizuar hetime. Një prokuror i Prokurorisë Speciale është në fazën e grumbullimit të informatave. Javën e shkuar ka intervistuar edhe zyrtarë të BQK-së, por edhe ka marrë dokumente në këtë institucion”, ka thënë ky burim në organin e akuzës.

-Advertisement-

E një burim në Polici ka treguar se ku i ka fokusuar hetimet Njësia Kundër Krimeve Ekonomike. Ka përmendur Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit dhe atë të Mbikëqyrjes Bankare, përkatësisht Divizionin e mbikëqyrjes së institucioneve mikrofinanciare dhe atyre financiare jobankare, si dhe Divizionin e parandalimit të pastrimit të parave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera