Lajme

Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë për 50 euro ryshfet, akuzohen zyrtari doganor dhe një qytetar

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 15 September 2021

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit doganor V.T, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit dhe atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Së bashku me të po akuzohet edhe një qyetar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të dhënies së ryshfetit.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

-Advertisement-

Prokurori Sinanaj bëri të ditur se zyrtari doganor akuzohet se ka marrë 50 euro ryshfet nga qytetari në fjalë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera