Prokuroria e pavendosur nëse do ta intervistojë Kurtin për rastin Dehari
Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 22 February 2023
Prokuroria Speciale ende nuk ka vendosur nëse do të intervistohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas pretendimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, se të dy qeveritarët kanë informacione rreth skandalit të zhdukjes së mostrave të gjakut të ish-aktivistit tashmë të ndjerë të LVV-së, Astrit Dehari.
Abazi, i cili u intervistua dje nga Specialja në Prishtinë, nuk ka ofruar asnjë provë për këtë skandal.
Paparaci të martën zbuloi se ligjvënësi i pushtetit, që u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, nuk ka dorëzuar prova, incizime, apo dëshmi rreth këtij rasti. Ka bërë vetëm akuza politike.
Megjithatë edhe pas 24 orëve, Prokuroria Speciale ende nuk ka ardhur në konkluzion nëse duhet të ftohen për intervistim edhe Kurti bashkë me Haxhiun.
Deputeti Abazi, ka kërkuar që kjo të ndodhë nga Prokuroria Speciale.
Ndërkohë, kryeprokurori Blerim Isufaj, i kontaktuar nga Paparaci, ka thënë se akoma nuk kanë marrë vendim nëse Kurti dhe Haxhiu do të zbarkojnë në Speciale për çështjen Dehari.
“Ende nuk është marrë ndonjë vendim. Jemi akoma në fazën e hetimeve. Do ta shohim pastaj nëse do të intervistohen apo jo. Kjo është ajo çfarë mund të them aktualisht”, tha ai për Paparacin.
Gjashtë ditë më parë, ministrja Haxhiu ka thënë se bashkë me zëvendësin e saj, Blerim Sallahun, kanë dhënë deklaratë dhe dëshmi në polici me urdhër të prokurorisë për rastin Dehari.
Po ashtu, e para e MD-së kishte deklaruar se janë të gatshëm të dëshmojnë sa herë që institucionet e drejtësisë i thërrasin.
“Unë dhe zëvendësi im Blerim Sallahu kemi dhënë deklaratë dhe dëshmi për institucionet e drejtësisë në Policinë e Kosovës me urdhër të prokurorisë…Informacionet të cilat i kam pasur janë në prokurori. Dhe sa herë që institucionet e drejtësisë na thërrasin ne do të jemi aty. IML sigurohet nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës qëndron jashtë institucionit dhe është e pamundur që të verifikojë se çka ka ndodh”, thoshte ajo javën e kaluar.
Sidoqoftë, në dhjetor të vitit të kaluar në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë zhdukur mostrat e rastit të Astrit Deharit. Këtë e kishte bërë të ditur vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Të enjten e kaluar përmes një konference për medie, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar se duhet të kërkohen video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari.
Sipas tij, Prokuroria duhet të intervistojë kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe disa persona të tjerë të lidhur me këtë ngjarje.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, nuk është lejuar të marrë pjesë në intervistimin e deputetit Abazi.
Gashi ka thënë se kjo është në diskrecion të prokurorit të rastit Afrim Shefkiu. Ai ka thënë se e ka deponuar një kërkesë për ta marrë arsyetimin për moslejimin e tij gjatë intervistimit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....