Lajme

Prokuroria e fton Bekim Haxhiun, thotë se intervistohet javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 14 July 2023

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka konfirmuar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria, lidhur me dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës, ku u përleshën fizikisht deputetët e PDK’së dhe Ministrat e Qeverisë, ku u përfshi edhe ai.

Haxhiu i ka thënë Gazetës Express se do të intervistohet javën e ardhshme.

“Organet e drejtësisë janë të pavarura në punën e tyre, kurdo qe te më thirrin do te ju përgjigjem. Jam kontaktuar nga prokuroria, javën tjetër do të intervistohem”, ka thënë Haxhiu për Express.Korenica i VV-së: I papranueshëm komunikimi me kriminelët që janë në listë të zezë
Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu, ka thënë se deri tash janë dëgjuar zëvendësministri Besnik Bislimi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, por që s’ka treguar se në çfarë cilësie janë intervistuar.

-Advertisement-

“Po qata thash, i kemi dëgju, Besnik Bislimin dhe Hekuranin”- ka thënë prokurorja Salihu për Kallxo.com.

Ajo ka deklaruar se ftesë për t’u paraqitur dhe për të dhënë intervistë para saj u ka bërë edhe deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtakut dhe Hajdar Beqës, të cilët tha se do të dëgjohen ditëve në vijim.

“I kemi thirrë katër persona. Po de, po tash aty i kemi dëgju. Po qata thash, e kemi dëgju, Besnik Bislimin dhe Hekuranin”, citohet të ketë thënë Salihu.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë eskaluar në dhunë gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Gjithçka ka filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore.

Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi shihet duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku afrohen Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

Lushtaku shihet duke i shtyrë të dy dhe pastaj afrohet edhe deputeti tjetër i PDK’së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV’së, Armend Muja, ku eskalon situata. Aty përfshihet edhe deputeti Bekim Haxhiu.

Pastaj ndërhyjnë edhe sigurimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca më pas e thirri Policinë e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë i ka iniciuar hetimet për këtë rast. Përmes një komunikate ku thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mes tyre edhe marrja e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera